Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
“Zonja e Vjetër” triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Udineses, në kuadër të javës së 17-të në Serie A.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 86-të të ndeshjes nga Danilo, i cili u asistua nga Chiesa.
Kësisoj, Juventusi e merr përkohësisht pozitën e dytë në renditjen tabelare me 37 pikë, katër më pak se Napoli dhe një më shumë se Milani, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.