Institucioni më i lartë financiar në Republikën e Kosovës, BQK, përmes një komunikate për publikun, ka bërë me dije se është dorëhequr nga pozita e saj zëvëndësguvernatoria, Nora Latifi-Jashari, transmeton Kosova Post.
Tutje në njoftim thuhet se Latifi -Jashari e ka liruar pozitën më 15 maj për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale.
“Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së. Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së”,