Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmë në veri të vendit, ku mbetën të lënduar tetë pjesëtarë të saj.
Policia bën të ditur se polici që drejtonte automjetin e ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë jashtë rrugës dhe si pasojë lëndime ka marrë vetë ai dhe shtatë policë të tjerë, që kanë qenë në kryerje të detyrës.
“Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15. Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7) pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja.”, thuhet në raportin e policisë.