Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 10 janar, shkruan Kosova Post.
10 janar 1920 – Lidhja e Kombeve, një organizatë ndërkombëtare me seli në Zvicër, u themelua për të parandaluar konflikte të reja me përmasa globale pas Luftës I Botërore. Themeluar nga shtetet fituese të Luftës I Botërore, Lidhja e Kombeve dështoi brenda një kohe të shkurtër për shkak të ngritjes së regjimeve autoritare në Evropë dhe mungesës së fuqisë sanksionuese. Në vitin 1946 u vendos që kjo organizatë të shpërbëhej.
10 janar 2009 – Poeti i famshëm Nazim Hikmet Ran, të cilit i qe hequr nënshtetësia turke në vitin 1951, u bë sërish qytetar i Republikës së Turqisë me një vendim të publikuar në
10 janar 1921 – Luftimet që patën filluar më 6 janar ndërmjet ushtrisë greke dhe ushtrisë së rregullt turke, arritën kulmin me sulmet që disa njësi greke kryen ndaj pozicioneve turke në zonën e Inonusë. Forcat greke, të cilat dështuan të thyejnë rezistencën e ushtrisë turke nën drejtimin e kolonel Ismetit (i cili më pas do të merrte mbiemrin Inonu), u detyruan të tërhiqen. Kjo rezistencë njihet në historinë e Luftës Çlirimtare të Turqisë si Beteja 1. e Inonusë. Ajo është njëherësh e para betejë e fituar nga ushtria e rregullt, formuar me urdhër të Qeverisë së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë nën drejtimin e Mustafa Kemal Pashës.
10 janar 2009 – Poeti i famshëm Nazim Hikmet Ran, të cilit i qe hequr nënshtetësia turke në vitin 1951, u bë sërish qytetar i Republikës së Turqisë me një vendim të publikuar në fletoren Zyrtare, 46 vite pas vdekjes.