Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 13 dhjetor, shkruan Kosova Post.
13 Dhjetori është dita e 347-të e kalendarit, kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 18 dite.
13 dhjetor 1957 – Një tërmet me fuqi 7,1 ballë goditi Iranin duke shkaktuar vdekjen e 1.130 personave dhe shumë dëme materiale.
13 dhjetor 1960 – Trazirat që shpërthyen në Algjeri gjatë vizitës së Presidentit të Francës, Charles de Gaulle, u morën jetën 123 personave.
13 dhjetor 1967 – Mbreti Konstantin II i Greqisë iu kundërvu juntës ushtarake që mori drejtimin e vendit, por pa sukses. Ushtria dhe populli nuk iu përgjigjën mjaftueshëm thirrjes së mbretit për të rrëzuar juntën në Larisa dhe ai u arratis në Itali bashkë me familjen.
13 dhjetor 1974 – Yakup Kadri Karaosmanoglu, politikan, diplomat dhe autor i shquar turk, ndërroi jetë në Ankara, në moshën 85-vjeçare.
13 dhjetor 1979 – Behçet Necatigil, një prej emrave më të njohur të letërsisë turke, u nda nga jeta në Stamboll, në moshën 63-vjeçare.
13 dhjetor 1981 – Gjenerali Wojciech Jaruzelski shpalli shtetrrethimin në Poloni për të parandaluar shkatërrimin e sistemit komunist, i cili ndihej i kërcënuar nga lëvizja sindikaliste “Solidariteti” (Solidarnost). Rreth 14.000 anëtarë të kësaj sindikate u arrestuan.
13 dhjetor 1995 – Parlamenti Evropian miratoi Unionin Doganor me Turqinë.
13 dhjetor 2002 – Bashkimi Evropian shpalli zgjerimin më të madh historik të tij duke njoftuar se 10 shtete do të bëheshin anëtare të Unionit që nga 1 maji i vitit 2004.
13 dhjetor 2003 – Saddam Hussein, i arratisur nga Bagdadi pas pushimit amerikan të Irakut, u kap nga trupat amerikane në një bunker nëntokësor afër shtëpisë së tij në Tikrit. Kapja e ish-presidentit irakian rezultoi një pikë kthese për rezistencën që vazhdonte në këtë vend.
13 dhjetor 2017 – Organizata e Bashkëpunimit Islam u mblodh në Stamboll me agjendë të jashtëzakonshme për të diskutuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe transferimin e ambasadës së saj nga Tel-Avivi në Qytetin e Shenjtë. Në këtë samit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 48 vendeve, 16 prej të cilëve në nivel maksimal, u shpall se vendimi i SHBA-së është i papranueshëm dhe se Jerusalemi Lindor është kryeqytet i Shtetit të Palestinës.