Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 qershor, shkruan Kosova Post.
2 qershor 1953 – Elizabeth Alexandra Mary vuri zyrtarisht kurorën e Mbretërisë së Bashkuar me emrin Elizabeth II, 16 muaj pas vdekjes së babait të saj, George VI. Ajo është njëherësh mbretëreshë e 16 shteteve anëtare (nga 53 në total) të Komonuelthit të Kombeve, kryetare e Komonuelthit dhe guvernatore e lartë e Kishës Anglikane. Më datë 9 shtator 2015, Mbretëresha Elizabetë II la pas mbretërimin e Viktorias duke u bërë sundimtarja më e moshuar e botës ende në fron dhe më jetëgjata e Britanisë.
2 qershor 1964 – U themelua Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP). Kjo organizatë mblodhi nën strehën e saj shumë grupe që luftojnë për mbrojtjen e territoreve palestineze. Pesë nga themelimi i OÇP-së, president i saj u bë lideri i Lëvizjes Fatah, Yasser Arafat, i cili udhëhiqte grupin më të madh brenda saj.
2 qershor 1970 – Shkrimtari i famshëm turk, Orhan Kemal, një prej emrave kryesorë të letërsisë turke me 24 romane 265 tregime e vepra të zhanreve të tjera, u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Ai cilësohet ndër letrarët më eminentë të Republikës së Turqisë me një gjuhë të rafinuar dhe të rrjedhshme.
2 qershor 1978 – Terroristët armenë kryen një sulm të armatosur kundër automjetit zyrtar të ambasadorit të Turqisë në Madrid, Zeki Kuneralp. Ky sulm terrorist martirizoi bashkëshorten e shefit të misionit diplomatik turk në Spanjë, Necla Kuneralp, si dhe ambasadorin në pension, Besir Balcioglu, të cilët ndodheshin në makinë atë çast.
2 qershor 2012 – Hosni Moubarak, ish-president i Egjiptit, u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e manifestuesve që protestonin paqësisht regjimin e tij.