Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 26 maj, shkruan Kosova Post.
26 maj 1897 – “Drakula” e famshme e shkrimtarit irlandez, Bram Stoker, një roman që është bërë frymëzim për shumë vepra të tjera letrare, teatrale dhe kinematografike, u publikua për herë të parë në kryeqytetin Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
26 maj 2000 – Një avion pasagjerësh i Linjave Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës (UIA), i cili transportonte një kontingjent ushtarak të Forcës Paqeruajtëse Spanjolle, u rrëzua në rrethin verilindor turk të Trabzonit duke shkaktuar vdekjen e 62 ushtarëve dhe 13 anëtarëve të ekuipazhit.
























