Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 12 maj, shkruan Kosova Post.
12 Maji është dita e 132-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 233 ditë.
1812 – Në Highgate, Angli, lindi Edward Lear – poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Por me librin e tij Nonsense, Lear fitoi famë si poet limerik, zhanër vargjesh të pakuptimta që shpesh shoqërohen me vizatime ilustruese. Vargu Limerik (nga emri i qyteti në Angli) është formë poetike autentike angleze.
1928 – Itali, Benito Mussolini u heq grave të drejtën për të votuar.
1942 – Holokausti : 1,500 hebrenj janë dërguar në dhomat e gazit në Aushvic.
1963 – Këngëtari Bob Dylan largohet nga programi “Ed Sullivan Show”, në shenjë proteste – i ri, i panjohur deri atëherë, Dylan e la programin pasi censuruesit nuk pranuan që ai të këndonte këngën që kishte zgjedhur; Paranoid Blues, satirë ndaj një shoqate ultra – konservatore të djathtë e cila prirej të shihte pas çdo ngjarjeje një komplot komunist. Ishte viti 1963, kulmi i luftës së ftohtë. Ed Sullivan Show ishte program tepër i njohur televiziv – refuzimi i krijoi këngëtarit të ri emër si artist me integritet pa kompromis.
1965 – Izraeli dhe Gjermania Perëndimore këmbejnë letra zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky veprim u pa si hap i parë drejt pajtimit midis dy kombeve, pas përvojës së hidhur që kishin pasur gjatë Luftës së dytë botërore.
1982 – Çmimi Pulitzer jepet për John Updike (1932 – 2009), autor i mbi 50 librave – shkrimtar, poet, kritik arti, kritik letrar. Më 1987, duke komentuar mbi romanin Kronikë në Gur të shkrimtarit Ismail Kadare, që sapo ishte botuar në anglisht, Udike do të shkruante: “Kadare dhe Gabriel Garcia Marquez; të dy tregojnë rreth qyteteve që lëshojnë vezullime magjepsëse dhe mbizotërohen nga klanizmi. Qyteti prej guri i Kadares duket më pak jashtë botës reale, më pak i panjohur, më pak i paçuditshëm sesa qyteti Makondo i Marquezit, i tëri me ndërtesa të larta me mure pasqyrash…Por si ishte në gjendje Ismail Kadare, nën një regjim famëkeq ksenofobik si ai i EnverHoxhës, të krijonte një art kaq të hollë e të shprehej aq lirshëm?…Kujtimet nostalgjike të fëmijërisë, sigurisht, përbëjnë strehë mbrojtëse për një shkrimtar i cili krijon nën regjim totalitar. Mënyra të tjera krijuese për një shkrimtar në kushte të tilla janë përkthimet, tregimet për fëmijë dhe romanet fantastiko-historike”.
In Extremis, nga John Updike
(shqipërim)
Po shikoja gishtërinjtë e këmbëve një ditë.
Nuk i kisha parë prej muajsh
Në fakt, ata edhe mund të kishin vdekur.
Dhe mendo se dikur i kisha miq të ngushtë
Kur isha i vogël i njihja mirë
Edhe në gojë i fusja
Nga i madhi tek i vogli.
I doja më shumë se veshët e mi
Më shumë se krahët, bërrylat, zemrën
Por, me shtimin e viteve
Unë dhe gishtat e këmbëve u ndamë
Tani, me gunga, të zbehtë, me kallo,
secili prej tyre thotë: j’accuse! –
Dhe unë shpejt i fsheh në këpucët e mia.
1991 – Shpallet një ilaç kundër kancerit, që mund të gjendet vetëm në lëvozhgën e një pemë të rrallë në ishujt në veriperëndim të Paqësorit.
1997 – Rusia dhe Çeçenia nënshkruajnë një marrëveshje paqeje pas 400 vitesh konflikti.
2002 – Ish- presidenti amerikan Jimmy Carter mbërrin në Kubë për vizitë pesë-ditore dhe takim me Fidel Kastron, duke u bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, brenda ose jashtë zyrës, që viziton ishullin që nga viti 1959 kur Kastro erdhi në pushtet me anë të revolucionit.
2003- Shpërthime në Riad, të kryera nga Al Kaida, vriten 26 vetë.
2008- Tërmet në Wenchuan (rreth 8,0 shkallë) në provincën Sichuan të Kinës, 69.000 viktima.
2010 – Libi 105 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit.
2010 – Katër të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të armatosur që gjatë natës ka ndodhur në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit, mëson Alsat-M.
2010 – Ambasada e Republikës së Xhibutit në Paris, përmes një note diplomatike ka njoftuar zyrtarisht ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris me vendimin e Qeverisë së Xhibutit për të njohur Kosovën shtet të pavarur
1226 – U doreshkrua në manastirin e Shën Andreas afër Krujës, në atë kohë qendër e Principatës së Arbërit Kodiku “Vatikeanus Greaus” me numrin 103, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, një monument i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare. Në këtë Kodik është përfshirë një epitaf metrik, kushtuar arkedhiakut të Arbanonit, Kostandin Meles. Po në të gjenden edhe disa epigrame të Dhimitrit të Arbërit, që dëshmojnë për historinë e kësaj principate dhe autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre.1913- Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës Ismail Qemali, me anë të një telegrami i kërkon Mbretit të Greqisë të ndërpritet sulmi i mëtejshëm i ushtrisë greke brenda tokës shqiptare.
1922- Komisioni i Lidhjes së Kombeve bëri publik Informacionin Përfundimtar mbi Shqipërinë. Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern. Ata, sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe nga gjuha”. Në informacion bëhet e qartë se “megjithëse ndryshimet në besimet fetare nganjëherë kanë ndikime në politikën e brendshme”, manifestimet fanatike, aq të shpeshta në vendet e tjera, në Shqipëri janë shumë të rralla. Përkundrazi pjesëtarët e besimeve të ndryshme fetare shpesh të lidhur me lidhje gjaku, tradite, i festojnë së bashku festat fetare.
1934 – Hyri në fuqi “Konventa tregtare e lidhur ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çekosllovake”.
1938 – Shoqëria Jashtëshkollore e Durrësit dha për publikun dramën patriotike “Detyra e mëmës” e dramaturgut Foqion Postoli dhe “Gruaja shqiptare”, një dramatizim sipas vargjeve të At Vinçens Prenushit. U vlerësua si sukses i veçantë i shfaqes loja e 10 vajzave durrësake që për atë kohë ishte një dukuri e jashtëzakonshme. Shtypi dhe kritika artistike vlerësuan gjithashtu kostumet dhe skenografinë e përgatitur nga Sokrat Mio.
1940 – Në Pobërgje të Deçanit, u lind ekonomisti dhe gazetari kosovar Sari Hadërgjonaj. Profesionin e ekonomistit dhe të gazetarit e ka ushtruar në Sarajevë si korrespondent i gazetës “Rilindja” e Prishtinës, si redakor i emisioneve shqipe në Radiotelevizionin e Sarajevës dhe korrespondent i këtyre organeve në kryeqytetin e Kosovës. Qindra e mijëra shkrime që mbajnë autorësinë e tij janë botuar në faqet e shtypit shqiptar dhe të huaj, janë transmetuar nëpërmejt mikrofonit dhe ekranit të vogël. Sari Hadërgjonaj është shquar edhe në fushën e përkthimit. Shumë vepra letrare të autorëve shqiptarë i ka përkthyer e botuar në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Kroaci dhe Slloveni, duke ndihmuar kështu dialogun artistik dhe shpirtëror midis popujve të Ballkanit.
1955 – Vendi ynë aderoi në Konventën Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, miratuar nga Ansambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor 1948.
1997 – Në Pallatin e Kulturës në Tiranë, u përurua ekspozita me vepra arti të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ekspozita ishte një ndër veprimtaritë e organizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes.
1997 – Në San Peterburg të Rusisë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Albanologes së shquar ruse Agnia Vasiljevskaja Desnickaja. Desnickaja ka qenë studiuese e thellë dhe e apasionuar e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Anëtare e Akademisë së Shkencave që në vitin 1964, ajo ka lënë studime me vlera të mëdha për gjuhën indoevropiane dhe veçanërisht për gjuhën tonë. Në vitin 1957 ajo themeloi degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Petërburgut. Nga 187 studime që kanë dalë nga pena e saj, 73 ia kushtoi gjuhës, letërsisë dhe folklorit shqiptar.
1999 – Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi “Marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e shpenzimeve publike.”
1809 – Sir Arthur Wellesley (i njohur më vonë si Duka i Wellingtonit) mundi Francën në Oporto, duke e detyruar atë të heqë dorë nga Portugalia.
1812 – Lindi poeti i ‘gjepurave’ dhe piktori i njohur anglez, Edward Lear.
1820 – Lindi në Itali, themeluesja e infermierisë moderne angleze Florense Naitingal. Ajo ushtroi profesionin e saj në Turqi dhe në Krime, gjatë Luftës së Krimesë.
1888 – Britania vendosi protektoratet mbi Borneun e Veriut dhe Brunein.
1918 – Lindi Julius Rosenberg. Në vitin 1953 ai së bashku me bashkëshorten e tij, Ethel, ishin të parët civilë amerikanë që u ekzekutuan për spiunazh në favor të Rusisë sovjetike duke i dhënë asaj sekretet e bombës atomike.
1926 – Arritën me aeroplan në Polin e Veriut norvegjezi Roald Amudsen, italiani Umberto Nobile dhe amerikani Linkoln Elsuerth.
1937 – George VI u kurorëzua mbreti i Anglisë, në Westminster Abbey në Londër. Ceremonia e kurorëzimit të tij u transmetua nga BBC në transmetimin e saj të parë të jashtëm.
1938 – Lindi Andrei Amalrik, historian, shkrimtar dhe disidenti politik sovjetik. Në vitin 1970, fitoi famë botërore me shkrimin e tij provokues, “A do të mbijetojë Bashkimi Sovjetik deri në vitin 1984?”.
1943 – Të gjitha akset e organizuara të rezistencës në Tunizi përfunduan, dhe komandanti gjerman në Afrikën e Veriut, gjenerali von Arnim, u dorëzua.
1949 – Vdiq aktori i filmit dhe një nga drejtuesit me të mëdhenj të ekranit, Erich von Stroheim. Ndër filmat e tij më të suksesshëm ishin “Vejusha e gëzuar” dhe “Marsi i martesës”.
1969 – Britania uli moshën e pjesëmarrësve në votim nga 21 vjeç në 18.
1994 – Senati amerikan i kërkoi presidentit Klinton realizimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare për të përfunduar embargon e armëve të Shteteve të Bashkuara ndaj myslimanëve boshnjakë.
1999 – Presidenti Rus, Boris Yeltsin shkarkoi kryeministrin Yevgeny Primakov dhe në vend të tij emëroi Sergei Stepashin.
2001 – Polonia dhe Irlanda nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër krimit të organizuar, që parashikonte shkëmbime informacionesh për organizatat mafioze dhe funksionimin e tyre.
2002 – Vdiq në moshën 97 vjeçare në Tucson,në Arizona,Joseph Bonanno – bosi legjendar i mafias njujorkeze. Ai ishte arrestuar disa herë rradhazi, por pa u dënuar kurrë për aktivitetet e tij mafioze.
Lindje
1820 – Florence Nightingale, humaniste britaneze
1828 – Dante Gabriel Rossetti, piktor dhe shkrimtar britanez
1842 – Jules Massenet, kompozitor francez
1845 – Gabriel Fauré, kompozitor francez
1884 – Bedřich Smetana, kompozitor dhr dirigjent çek
1907 – Katharine Hepburn, aktore amerikane
1910 – Karlo Bulić, aktor kroat
1911 – Vasilij Osipovič Ključevski, shkrimtar dhe historian rus
1920 – Vexhi Buharaja, studjues orientalist, përkthyes shqiptar
1921 – Joseph Beuys, piktor gjerman
1928 – Burt Bacharach, kompozitor dhe pianist amerikan
1946 – Daniel Libeskind, arkitekt amerikan
1948 – Steve Winwood, muzikant britanike
1962 – Emilio Estevez, aktor emerikan
1966 – Bebel Gilberto, kantautore braziliane
1970 – Nelly Sachs, letrare gjermane
1986 – Vesa Luma, këngëtare kosovare
Vdekje
- – Daniel-François-Esprit Auber, skulptor francez (* 1782.)
- – Bedzhih Smetana, kompozitor çek (* 1824.)
1949 – Mit’hat Frashëri, shkrimtar dhe politikan shqiptar
1970 – Nelly Sachs, poete gjermane, Nobeliste (1966)
Festa dhe përvjetore
Dita Ndërkombëtare e Infermiereve