Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 27 prill, shkruan KosovaPost.
27 prill 1064 – Sulltan Alp Arsllani u ngjit në fronin e Perandorisë Selxhuke duke marrë drejtimin e saj pas vdekjes së xhaxhait të tij, Tugril Bey. Kalifi Abasid i dedikoi Alp Arsllanit hutbenë e së premtes së parë pas kurorëzimit të tij.
27 prill 1865 – Avullorja “Sultana”, e cila transportonte ushtarët veriorë të robëruar pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane, u fundos në ujëra te thella të lumit Misisipi. Në këtë aksident tragjik humbën jetën rreth 1.700 persona.
27 maj 1992 – Katër policë, të cilët gjykoheshin për keqtrajtim dhe rrahje të një shoferi me ngjyrë në qytetin Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shpallën të pafajshëm. Ky vendim nxiti revoltimin e afroamerikanëve në shumë qytete të SHBA-së. Në këto demonstrata, të cilat vijuan për ditë të tëra, humbën jetën 54 persona dhe u dëmtuan qindra ndërtesa e automjete.
1791 – Charlestown, Massachusetts lindi Samuel Morse, shpikës dhe piktor. Edhe pse Morse nuk shpiku telegrafin dhe nuk krijoi i vetëm kodin Morse, ai ishte padyshim nxitësi më i madh telegrafisë, duke realizuar zhvillimin e saj të shpejtë dhe përhapjen në të gjithë botën. Morse vdiq nga pneumonia në Nju Jork më 2 prill 1872. Në fund të jetës, ai e ndau pasurinë e tij nëpërmjet granteve për kolegje, mes organizatave bamirëse dhe artistëve
1810 – Beethoven kompozon pjesë të tij të famshme për piano, Fur Elise (Për Elisen). Titulli vjen nga një dorëshkrim i Beethovenit kushtuar Elises; dorëshkrimi ka humbur – duke ndezur interesin për të mësuar se kush mund të ketë qenë “Elise”. Ka shumë teori, duke filluar nga keqleximi i dorëshkrimit deri tek idea se Beethoven mund të ketë njohur vajzën me emrin Elise. Muzika me nostalgji, shpresë, dëshprim njëherësh – lënë të kuptohet se me Fur Elise, kompozitori kujton të dashurën që e kishte humbur.
Lindje
1820 – Herbert Spencer, filozof dhe shkrimtar anglez
1822 – Ulysses Grant, kryetar i 18 SHBA ve (vdiq më 1885)
1935 – Nico Perrone, shkrimtar dhe gazetar italian
1937 – Ismet Peja, këngëtar shqiptar
1949 – Aleksandër Lalo, kompozitor shqiptar
1955 – Eric E. Schmidt, biznesmen amerikan
1986 – Elena Risteska, këngëtare maqedonase
Vdekje
1521 – Ferdinand Magelani, eksplorues portugez (lindi më 1480)
1605 – Papa Leo XI (lindi më 1535)
1982 – Skënder Petro Luarasi, shkrimtar shqiptar
Festa dhe përvjetorë
Masakra e Mejes në Gjakovë
Dita Kombëtare e të Pagjeturve
Republika Jugafrikane – Dita e lirisë
Siera Leone – Festa e pavarësisë
Togo – Festa e pavarësisë