Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse

    Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    UP-ja shpall afatin plotësues për regjistrimin e studentëve

    Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

    OKB-ja: Kolonët e paligjshëm izr@elitë kanë kryer 5 su*lme në ditë në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit

    LVV nesër mban konferencë para Prokurorisë Speciale

    Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

    Publikohet lista për ndeshjet me Islandën, ftohet 16 vjeçari Abdullahu

    Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kalendari historik, 29 mars

29 Mars 2024, 8:24
në Kalendari Historik
Share on FacebookShare on Twitter

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 mars, shkruan Kosova Post.

29 Marsi është dita e 88 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 277 ditë.

29 mars 1962 – Kundërshtarët e Fidel Kastros, të kapur nga forcat e regjimit teksa merrnin pjesë në “Zbarkimin e Gjirit të Derrave” nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër regjimit të Kastros në Kubë.

29 mars 1979 – Idi Amin, diktator i Ugandës, u arratis nga vendi ende pa mbërritur në kryeqytetin Kampala milicët e Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare të Ugandës, të cilët kishin nisur një përpjekje të armatosur kundër tij. Të paktën 100.000, sipas disa burimeve deri në 500.000 njerëz, janë masakruar nga regjimi gjatë periudhës diktatoriale të udhëhequr nga Amin në Ugandë

29 mars 2004 – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) realizoi zgjerimin e saj më të madh historik duke pranuar anëtarësimin e Bullgarisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

1430 – Perandoria Osmane nën Muratin II merr qytetin bizantin të Selanikut. Mbretërimi i sulltan Muratit shënohet si periudha e luftrave osmane kundër princërve feudalë të krishterë të Ballkanit. Në vitin 1450, sultan Murati udhëhoqi ushtrinë e tij në Shqipëri dhe rrethoi pa sukses Kalanë e Krujës në përpjekje për të mposhtur rezistencën e udhëhequr nga Skënderbeu. Në dimrin 1450-1451, Murati II u sëmurë dhe vdiq në Edirne. Ai u pasua në fron nga djali i tij, Mehmed II – njohur si Mehmet Pushtuesi (1451-1481).

1798 – Formohet Republika e Zvicrës. Në 1798, trupat franceze pushtuan plotësisht Zvicrën – Konfederata e vjetër zvicerane u shpërbë. Deputetët e kantoneve e shpallën Republikën Helvetike “një dhe të pandarë”, ndërsa forcat pushtuese themeluan një shtet të centralizuar bazuar në idetë e eksportuara të Revolucionit Francez.

1827 – Në Vjenë, 20-mijë njerëz marrin pjesë në varrimin e Ludwig von Beethovenit. Ai kishte vdekur më 26 Mars 1827, pas një pneumonie të rëndë. Beethoveni ishte mjaft popullor, por edhe modest; ai nuk dëgjonte, por bënte edhe sikur nuk shikonte, kur të tjerë përpiqeshin të përfitonin nga fama e tij; Tregojnë, se një herë Gëte dhe Beethoveni kishin dalë për një shëtitje për të biseduar të qetë. Megjithatë, çdo njeri përshëndeste dhe përulej me respekt ndërsa kalonte para tyre. Së fundi, i paduruar Gëte tha: “Sa gjë e lodhshme. Nuk mund të gjej një vend ku të mos pritem me nderime”. Dhe Beethoveni iu përgjigj: “Mos u bë nervoz. Ka shumë të ngjarë që këto ndere janë të destinuara për mua”.

1831 – Fillon kryengritja e madhe boshnjake. Shkak u bënë reformat nga Sulltani për heqjen e sistemit feudal të administrimit. Pavarësisht disa fitoreve të dukshme, kryengritësit u mundën në betejën perfundimtare pranë Sarajevës më 1832. Mosmarrëveshje të brendshme kontribuan në dështimin e rebelimit, ndërsa shumë feudalë nuk e përkrahën kryengritjen.

1852 – SHBA: Shteti Ohio shpall të paligjshme për fëmijët nën moshën 18 vjeç dhe gratë që të punojnë më shumë se 10 orë në ditë.

1864 – Britania i kthen Greqisë Ishujt e Jonit. “Shtetet e Bashkuara të Ishujve Jon”, ishin federatë prej 7 shtete-ishuj nën protektoratin e Britanisë nga viti 1815 – 1864. Ishujt e detit Jon kishin qenë më parë pjesë e Republikës së Venedikut. Pastaj u përfshinë në Republikën Franceze. Në vitin 1799, francezët u dëbuan nga një forcë e përbashkët ruso-osmane dhe më 1815 u morrën nga britanikët.

1867 – SHBA – Kongresi miraton ngritjen e Përmendores Linkoln në Washington DC. Gjithësesi, vendimi u la mënjëanë për thuajse 45 vjet. Punimet filluan vetëm më 1912 dhe monumenti për nder të presidentit të 16 amerikan Abraham Linkoln u përurua më 1914.

1879 – Opera e Çajkovskit “Yevgeni Onegin”, shfaqet për here të pare në Moskë. Yevgeni Onegin është roman në vargje shkruar nga Aleksander Pushkin (1799 – 1837). Krenar dhe tejet i ndjeshëm për nderin e tij, Pushkini kreu deri 29 duele, dhe u plagos për vdekje në Shën Petersburg, në duel më një oficer francez në oborrin carist, i cili ishte përpjekur të joshte gruan e poetit, Natalya Pushkina. Fat tragjik pati edhe Çajkovski, lindur me 1840 –  vdiq nga kolera – disa thonë, vrau veten më 1893, kur krenaria e tij u fye. Pushkin e Çajkovski, i ngjajnë Yevgeni Oneginit, viktimë e krenarisë dhe egoizmit, dënuar me vetmi, artit përballë jetës, pa dallim, që solli tragjedinë e tyre.

1925 – Vdiq Bajram bej Curri, udhëheqës, politikan; luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, dhe më pas, për përfshirjen e Kosovës në të, pasi Traktati i Londrës 1913 e la jashtë ashtu si dhe shumë vise të tjera shiptare. Curri lindi në Gjakovë 1862 (FESH). Ka burime që thonë se lindi në Krushë të Madhe, Rahovec (http://sq.wikipedia.org). Luajti rol aktiv në kryengritjen shqiptare të vitit 1912, së bashku me Hasan Prishtinën e Isa Boletinin, dhe të tjerë kundër osmanëve. Në 1915 bashkëthemeloi Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës. Më vonë kjo organizatë vendosi marrëdhënie me Kominternin (Internacionalja Komuniste) që përkrahte idenë për vetëvendosje të kombeve – disa atdhetarë shqiptarë besonin se Rusia bolshevike ishte e prirur për përcaktim të drejtë të kufijve në Ballkan. Pas Kongresit të Lushnjës në vitin 1920, Bajram Curri emërohet ministër pa portofol në qeverinë shqiptare. Në politikë, ai e identifikoi veten me forcat e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut. Në dhjetor 1921, u caktua Ministër i Luftës në qeverinë e Hasan Prishtinës. Brenda ditësh, megjithatë, Zogu e përmbysi qeverinë, duke e detyruar Prishtinën, Currin dhe të tjerët për të tërhiqeshin drejt veriut. Në mars 1922, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina fillojnë një kryengritje kundër Zogut, por pa sukses për shkak të përpjekjeve të ambasadori britanik në Shqipëri, Harry Eyres, i cili bindi një nga komandantët e kryengritësve për t’u dorëzuar. Dy vjet më vonë, ndërsa qëndronte maleve për t’iu shmangur forcave zogiste, Curri, me thirrjet për të rrëmbyer armët, shënoi fillimin e të ashtuquajturit Revolucion Demokratik – Borgjez, qershor 1924; 6 muaj më vonë, pas disfatës së revolucionit, Curri vazhdoi kundërshtimin me armë ndaj Zogut. Dhe, më 29 mars 1925 vritet, i rrethua nga trupat zogiste në një shpellë afër Dragobisë –  legjenda thotë se Bajram Curri vrau veten për të mos u kapur gjallë. Vite më vonë Dragobisë iu dha emri i tij – Qyteti Bajram Curri – kryeqendra e rrethit të Tropojës.

Elegji për Bajram Currin

(nga Fan Noli)

Kur tufani e çthuri fenë,

Kur tirani e krrusi atdhenë,

Mi një brek të Dragobisë

Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,

Atje krisi, atje pushoj,

Rrufe-shkab’ e Malësisë,

Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti

Se s’tronditej nga tërrmeti.

Dif drangoj i Dragobisë,

Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,

More nam me gjak në ballë,

Te një shpell’ e Dragobisë,

Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,

Po ti s’vdiqe, or Baba,

As te shkëmb’ i Dragobisë,

As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh

Legjendar Ante po rritesh.

Dithiramb i Dragobisë,

Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.

Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë

Për çlirimn’ e Shqipërisë

Katakomb’ e Dragobisë.

1936 – Zgjedhje në diktaturë: Propaganda naziste shpall se 99% e gjermanëve kishin votuar për kandidatët nazistë.

1949 – Turqia njeh shtetin eIzraelit.

1994 – Serbët dhe kroatët nënshkruajnë një armëpushim për t’i dhënë fund luftës në Kroaci.

2004 – Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia bëhen anëtare të NATO-s.

2004 – Republika e Irlandës bëhet vendi i parë në botë që ndalon pirjen e duhanit në të gjitha vendet e punës, duke përfshirë bare dhe restorante.

Lindje

1790 – John Tyler, 10. kryetar i SHBA-së (vdiq më 1862)

1899 – Lavrentiy Beria, kreu i sigurimit sovjetik NKVD (vdiq më 1953)

1939 – Terence Hill, aktor

1943 – Vangelis, kompozitor grek

1951 – Gjergj Antoni, intelektual, drejtues i djemve të Rrugës së Dibrës vitet ’70

1957 – Christopher Lambert, aktor amerikan

1961 – Barbara Wussow, aktore amustriake

Vdekje

1792 – Gustav III, mbret i Suedisë (lindi më 1746)

1916 – Eugene McCarthy, politikan amerikan

1925 – Bajram Curri, hero i popullit shqiptar (lindi më 1862)

Etiketat: Bajram CurriFan NoliNATO
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

6 muaj më parë
Begaj: Investimet në mbrojtje dhe siguri, domosdoshmëri strategjike

Begaj: Investimet në mbrojtje dhe siguri, domosdoshmëri strategjike

6 muaj më parë
Haradinaj: Lufta e UÇK-së krijoi aleancën me NATO-n e Amerikën

Haradinaj: Lufta e UÇK-së krijoi aleancën me NATO-n e Amerikën

6 muaj më parë
Begaj në takimin e NATO-s: Paqja në Ballkan është një detyrë që na përket të gjithëve

Begaj në takimin e NATO-s: Paqja në Ballkan është një detyrë që na përket të gjithëve

6 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH