Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 30 qershor.
30 qershor 1908 – Ndodhi shpërthimi i Tunguskës. Meteori që ra në një zonë pyjore në pjesën qendrore të Siberisë, shfarosi pyjet dhe gjallesat në një sipërfaqe rreth 2.000 km2. Drita në çastin e shpërthimit të meteorit, i cili pati një efekt dhjetëra herë më të fuqishëm sesa bomba atomike e hedhur në Hiroshimë, u pa nga një distancë prej 800 km.
30 qershor 1921 – U themelua në Ankara Shoqëria e Kujdesit për Fëmijët, institucion pararendës i asaj që sot njihet si Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve. Formuar për të mbrojtur dhe plotësuar nevojat e fëmijëve jetimë të Luftës Nacionalçlirimtare, kjo shoqëri u mbështet fuqishëm edhe nga Mustafa Qemal Pashai, i cili asokohe ishte kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.
30 qershor 1936 – Perandori Haile Selassie i Etiopisë kërkoi ndihmë ndërkombëtare gjatë një fjalimi në Lidhjen e Kombeve për shkak të pushtimit të vendit të tij nga Musolini.
30 qershor 1939 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi njëzëri bashkimin e Hatait me Republikën e Turqisë.
30 qershor 1990 – Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore vendosën për bashkimin e ekonomive të tyre.
30 qershor 1997 – U botua vëllimi i parë i serisë së famshme të autores britanike Joanne Kathleen Rowling, me personazh kryesor magjistarin e ri, Harry Potter.