Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 qershor, shkruan Kosova Post.
4 Qershori është dita e 155 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 210 ditë.
4 qershor 1876 –Padishahu osmanAbdylazizi, i cili ishte rrëzuar nga froni me grushtshteti u gjet i vdekur në Pallatin Feriye, ku ai i mbahej në paraburgim.
4 qershor 1783 – Vëllezërit Montgolfier i prezantuan publikut balonat me ajër të ngrohtë dhe realizuan fluturimin e parë.
4 qershor 1878 – Ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Bashkuar u nënshkrua “Marrëveshja e Qipros”, me të cilën administrimi i ishullit iu la përkohësisht Britanisë së Madhe.
4 qershor 1932 – Shtetasve të huaj iu ndalua të punojnë në administratën publike në Turqi.
4 qershor 1933 – U nda nga jeta Ahmet Hashim, një nga emrat pararojë të poezisë moderne turke, i njohur për anekdotat, sprovat dhe shkrimet e tij për udhëtimet.
1789 – Kushtetuta e SHBA hyn në fuqi.
1825 – Generali Lafayette, oficer francez në Luftën Revolucionare Amerikane, mban një fjalim në Baltimor, në atë që do të merrte emrin Sheshi Lafayette, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
1876 – Një tren i quajtur Trans-Continental Express arrin në San Francisko, Kaliforni – nëpërmjet hekurudhës së parë ndërkontinentale – vetëm 83 orë dhe 39 minuta pas nisjes nga qyteti Nju Jork.
1912 – Masaçusets bëhet shteti i parë i Shteteve të Bashkuara me një ligj për pagën minimale të punëtorëve.
1917 – Shpallen për here të parë Çmimet Pulitzer për letëri, histori e gazetari. Pulitzer është çmim vjetor, thmeluar nga hungarezo amerikani Joseph Pulitzer nën kujdesin e universitetit Kolumbia, Nju Jork.
1961 – Në takimin e Vjenës, kryeministri sovjetik Nikita Hrushovi shkakton krizën e Berlinit duke kërcënuar për të nënshkruar një Traktat të veçantë të paqes me Gjermaninë Lindore që do t’i jepte fund qasjes amerikane, britanike dhe franceze në Berlinin Lindor.
1965 – Grupi anglez rok Rolling Stones lëshon ‘Satisfaction’, një nga këngët e tij më të mira.
1990 – Shqipëri; qeveria komuniste premton se në parim të gjithë shqiptarëve do t’u jepeshin pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Dhe shqiptarët shumë kishin pritur (45 vjet) – atyre u ishte ndaluar ta shihnin ‘jashte shtetin’ madje edhe në television – dhe nuk u besonin premtimeve – një muaj më vonë (korrik), ata do të vërshonin në ambasadat perëndimore në Tiranë për të ikur. Ngjarja shënoi fillimin e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Lindje
1738 – George i III, mbret i Britanisë së Madhe
1816 – Adele Muzzarelli,këngëtar italiane
1881 – Natalia Gončarova, piktore ruse
1908 – Jan Zdeněk Bartoš, kompozitor çek
1931 – Antun Vrdoljak, aktor dhe producent kroat
1947 – Viktor Klima, politikan austriak
1955 – Val McDermid, romancier skocez
1966 – Cecilia Bartoli, soprano italiane
1975 – Angelina Jolie – Aktore nga ShBA
Vdekje
1798 – Giacomo Casanova, aventurer fisnik dhe shkrimtar italian
1876 – Abdul Aziz, sulltan osman
1941 – Wilhelm II, mbreti prusian
1997 – Alaudin Frashëri, agronom shqiptar