Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse

    Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    UP-ja shpall afatin plotësues për regjistrimin e studentëve

    Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

    OKB-ja: Kolonët e paligjshëm izr@elitë kanë kryer 5 su*lme në ditë në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit

    LVV nesër mban konferencë para Prokurorisë Speciale

    Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

    Publikohet lista për ndeshjet me Islandën, ftohet 16 vjeçari Abdullahu

    Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kalendari historik, 5 shkurt

05 Shkurt 2025, 8:40
në Kalendari Historik
Kalendari historik, 5 shkurt
Share on FacebookShare on Twitter

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 5 shkurt, shkruan Kosova Post.

1919 – Charlie Chaplin, Mary Pickford, Douglas Fairbanks dhe D. W. Griffith ndërmarrin nismën për krijimin e United Artists. Korporata e Artistëve të Bashkuar (United Artists), aktualisht bën biznes si United Artists Digital Studios. Ajo është një kompani amerikane e prodhimit dixhital të televizionit. Themelimi i kësaj kompanie, bëri që studiot u të lejojnë aktorët të kontrollojnë interesat e tyre, nga studiot komerciale.

1924 – Observatori Royal i Greenwich fillon transmetimin e sinjaleve të kohës për orë të njohura si Sinjali i Kohës së Greenwich. Sinjali i Kohës së Greenwich (GTS), i njohur gjerësisht si pips, është një seri prej gjashtë toneve të shkurtra të transmetuara në intervalet një sekondë nga shumë stacione Radio BBC. Shërbimi i tyre po zvogëlohet pasi transmetimi dixhital sjell vonesa në kohë.

1927– U lind në Shkodër Athanas Banushi, njohur si Tano Banushi, ka qenë aktori më në zë i humorit shqiptar, ku spikati në gjininë e estradës. Për meritat e tij në këtë lëmë është dekoruar me titullin Artist i Popullit. Në korrik të 1958 u krijua në Shkodër estrada profesioniste, e përfshirë në kuadrin e teatrit “Migjeni” të porsandërtuar, ku Banushi u emërua aktor profesionist. Më 14 nëntor të po atij viti doli premiera e parë e Estradës së Shkodrës me titullin “Reparti i operacionit të zemrës”, ku Tanoja ishte edhe inspektor skene. Më 19 shkurt 1959 u shfaq premiera e dytë “Po ta këndoj kangën me saze”, sipas titullit të një kënge shkodrane, libreti u shkrua nga Paulin Sekuj dhe Banushi. Premiera e tretë u dha më 4 qershor të po atij viti, e titulluar “Pastro kopshtin, bahçevan!”Më 1962 estrada nisi turnetë në mbarë Shqipërinë, u dekorua me Urdhërin e Punës të klasit I dhe në njëzet vjetorin e saj më 1978 u dekorua me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit I. Më 5 shkurt 1986 doli në pension, 4 vjet pasi kishte mbushur moshën e pensionit. Megjithatë, e vijoi veprimtarinë artistike, duke shkruar e botuar edhe skeçe, tregime humoristike e anekdota.

1931 – Vdiq Mihal Grameno, veprimtar i çështjes kombëtare, luftëtar me çetën e Çerçiz Topullit, botues dhe shkrimtar shqiptar. Vlerësohet se vendi i Gramenos në letërsinë shqiptare është kryesisht si publicist e pamfletist i jetës politike. Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 Grameno kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet. Më 1 shkurt 1911 nisi të botojë një tjetër gazetë: të përjavshmen Koha të cilën edhe e redaktonte, së pari të botuar në Korçë dhe më pas në Jamestown, New York ku jetoi nga 1915 deri më 1919. U kthye në Evropë për të përfaqësuar Partinë Politike të shqiptaro-amerikanëve në Konferencën e Paqes në Paris dhe si korrespondent i gazetës Albania që botonte A. G. Naçe në New York. Pas një viti u kthye në Shqipëri. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. I sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”.

1939 – Gjeneralismi Francisco Franco, bëhet si “Caudiljo” i 68 i Spanjës. Pas fitores ndaj forcave republikane, Franco i cili i përkiste rrymës nacionaliste, u zgjodh lideri absolut i këtij vëndi, duke e qeverisur atë me dorë të hekurt, deri në vdekjen e tij në 1975. Pas vdekjes së Francos, Mbreti Juan Carlos, inicioi një marrëveshje ku bëri të mundur pajtimin historik midis forcave të majta dhe atyre të djathta në Spanjë.

1941 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat aleate fillojnë betejën e Kerenit për të kapur pikërisht këtë qytet në Eritre. Gjatë kësaj beteje të përgjakshme, mbetën të vrarë 1 mijë forca britanike, dhe mbi 2 mijë forca italiane. Në fund kjo betejë u fitua nga britanikët të cilët, e kthyen Eritrenë, në një pikë kyçe strategjike, për lëvizjen e trupave të tyre në Afrikën Lindore.

1941 – Lindi në Peqin, Elbasan Ferdinant Deda. Pasi mbaroi liceun artistik në Tiranë në vitin 1960 studioi në konservatorin e muzikës së Pragës për dirigjim. Pas një viti detyrohet të ndërpresë studimet dhe t’i vazhdojë në 1962 në konservatorin e Tiranës. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali. Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Me orkestrën simfonike të RTSH ka kompozuar muzikën e shumë filmave. Deda është shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike “meditim 1-2-3”, ka kompozuar gjithashtu edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema poullore për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut, muzikë filmi etj.. Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Vepra e tij është vlerësuar me çmime, Ferdinant Deda është themelues i koncerteve pranverore në RTVSH. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë” është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

1971 – Astronautët zbarkojnë në Hënë në misionin Apollo 14. Komandanti Alan Shepard, Piloti i Modulit të Komandës Stuart Roosa dhe Piloti i Modulit Lunar Edgar Mitchell nisën në misionin e tyre 10 ditor të Dielën, 31 Janar 1971, në kohën zyrtare 4:03:02 pas mesnate, në Lindje. Liftoff u vonua dyzet minuta dhe dy sekonda, për shkak të fillimit të kufizimeve të motit. Vonesa e parë e tillë në programin Apollo.

1994 – Ndodh, Masakra e Markales, ku më shumë se 60 njerëz u vranë dhe rreth 200 u plagosën kur ky treg bombardohet me murtaja dhe artileri në qendër të Sarajevës.Kjo masakër, do të ishte një nga episodet më të shëmtuara të luftës civile në ish Jugosllavi, dhe veçanërisht të konfliktit në Bosnje. Përgjegjëse për këto sulme do të ishin forcat serbo-boshnjake, të cilat do të thyheshin nga aviacioni i NATO-s, disa muaj më pas.

1999 – Vdes në New York, në moshën 93 vjeçare Wassily Leontief. Leontief, ishte një ekonomist ruso-amerikan i njohur për hulumtimin e tij mbi analizën e input-prodhimit dhe sesi ndryshimet në një sektor ekonomik ndikojnë në sektorët e tjerë. Leontief fitoi Çmimin Nobel, në Shkencat Ekonomike në 1973, dhe katër prej studentëve të tij, fituan po këtë çmim(Paul Samuelson 1970, Robert Soloë 1987, Vernon L. Smith 2002, Thomas Schelling 2005).

Etiketat: kalendari historikMary PickfordMihal Grameno
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kalendari historik, 18 nëntor

Kalendari historik, 27 maj

6 muaj më parë
Kalendari historik, 18 nëntor

Kalendari historik, 24 maj

7 muaj më parë
Kalendari historik, 7 korrik

Kalendari historik, 13 maj

7 muaj më parë
Kalendari historik, 18 nëntor

Kalendari historik, 12 maj

7 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH