Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 7 dhjetor, transmeton Kosova Post.
7 dhjetor 1941 – Një sulm i papritur ajror nga marina perandorake japoneze kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pearl Harbor, Havai, çoi në hyrjen e SHBA-së në Luftën II Botërore që kishte filluar më 1939. Në këtë sulm të befasishëm u fundosën 19 luftanije, u asgjësuan 200 avionë luftarakë dhe humbën jetën 2.400 persona.
7 dhjetor 1956 – Shkrimtari Resat Nuri Guntekin, autor i romanit “Trumcaku” (Çalıkuşu), një prej veprave më të rëndësishme të letërsisë turke, u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.
7 dhjetor 1973 –Shtatë (7) vende anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike themeluan Bankën Islame për Zhvillim. Selia e bankës është në Xhide dhe ka për synim të sigurojë ndihmë financiare për vendet e prapambetura.
7 dhjetor 1983 – Në aeroportin e Madridit u përplasën dy avionë pasagjerësh; në këtë aksident ajror vdiqën 93 njerëz.
7 dhjetor 1988 – Në Armeni ra një tërmet me madhësi 7,1 ballë sipas shkallës Rihter. Në këtë tërmet humbën jetën më shumë se 25 mijë njerëz, u plagosën 150 mijë dhe 400 mijë të tjerë mbetën pa strehë.
7 dhjetor 2017 – Ndahet nga jeta në Stamboll veterani i Luftës së Koresë, Sulejman Dilbirli (Süleyman Dilbirliği), nga jeta e të cilit është marrë edhe subjekti i filmit “Ayla”.
7 dhjetor 2017 – Presidenti Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pas 65 vjetësh realizoi në Greqi vizitën e parë zyrtare në nivelin e kryetarit të shtetit.