Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 8 mars, shkruan Kosova Post.
8 Mars 1857 – Dita që u mori jetën qindra grave u bë “Dita Ndërkombëtare e Gruas”. Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 40 mijë gra hynë në grevë në një fabrikë tekstilesh me kërkesën për kushte pune më të mira. Por forcat policore ndërhynë në mënyrë mizore dhe të dhunshme ndaj punëtoreve. Për të penguar përhapjen e grevës edhe në fabrika të tjera, pronarët i mbyllën gratë greviste në ndërtesën e asaj të tekstileve. Ndërkohë, për arsye të paqarta, në ndërtesë ra zjarr dhe, fatkeqësisht, 129 gra që nuk arritën të dalin nga fabrika për shkak të barrikadave të ngritura rreth saj, gjetën vdekjen në mënyrë të tmerrshme duke u djegur. Kjo ngjarje e rëndë bëri jehonë në mbarë botën. Në kujtimit të masakrës mbi gratë në SHBA, data 8 Mars u shpall si “Dita Ndërkombëtare e Gruas Proletare” gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Gruas Socialiste, e cila u mblodh në vitin 1910 në Kopenhagë të Danimarkës. Kurse më 16 dhjetor 1977, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 8 Marsi të evokohet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas”. Në Turqi, 8 Marsi u zyrtarizua për herë të parë në vitin 1921, si “Dita e Gruas Proletare”.
8 mars 1906 – Masakra e Kraterit të Morove… Në vitin 1898, SHBA-ja bëri marrëveshje me Spanjën dhe bleu Filipinet për 20 milionë dollarë; por vetë populli filipinas e kundërshtoi me forcë këtë marrëveshje. Pas 4 vitesh, më 1902, presidenti i atëhershëm amerikan, Teodor Ruzvelt, shpalli fundin e luftës në Filipine, por kjo paqe nuk përfshinte komunitetin Moro. Trupat amerikane masakruan të paktën 600 filipinas myslimanë, përfshi këtu gra e fëmijë, të cilët ishin fshehur në Kraterin e Morove.
8 mars 1944 – U shua romancieri dhe gazetari turk, Hysejin Rahmi Gyrpënar, i cili u bë i famshëm me romanet e tij humoristike.
8 mars 1948 – Profesori ordinar, Hulusi Behçet, specialist i sëmundjeve dermatologjike dhe veneriane (që përhapen me anë të organeve gjinore), ndërroi jetë në Stamboll. Ai ka hyrë në literaturën botërore të mjekësisë duke përkufizuar një sëmundje të lëkurës, asokohe të panjohur, si “Sëmundja e Behçetit”.
8 mars 1955 – U hap dispanseria e parë e luftës kundër kancerit në Turqi.
8 mars 1974 – Në kryeqytetin Paris të Francës u vu në shërbim Aeroporti “Sharl dë Gol”.