Politikani shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi bashkë me partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell KosovaPost.
Sipas Kamberit, në këtë takim Kurti është njoftuar për ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit.
Po ashtu, ai e ka njoftuar kryeministrin edhe për rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament.
“Prandaj është me rëndësi që në zgjedhjet e 17 dhjetorit të vazhdohet përfaqësimi i drejtë e i denjë atje.”, tha ai.
“Duhet që shqiptarët e Luginës, me votë, të sigurojnë përfaqësimin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën politike për drejtësi e barazi.”, përfundoi Kamberi.