Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si shkak i lëndimeve të marra në vendin e punës, në Koretin të Kamenicës.
Sipas policisë viktima është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti ishte pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në IML në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Koretin, Kamenicë 08.04.2023 – 13:00. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti është pa shenja jete. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në IML në Prishtinë./


























