Kanadaja tërheq një pjesë të ushtrisë së saj nga Ukraina, duke i zhvendosur ato “përkohësisht” në vende të tjera evropiane.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria kanadeze e Mbrojtjes. Tërheqja lidhet me tensionet me Rusinë dhe dëshirën për të garantuar sigurinë e ushtrisë.
Duhet kujtuar se tensionet në Ukrainë vetëm sa po rriten, ndërsa zgjidhje diplomatike të kësaj krize nuk ka ende edhe përkundër përpjekjeve të fuqive të mëdha për zgjidhje. Moska nuk heq dorë nga kërkesat e saj për siguri dhe mos pranimin e Ukrainës në NATO.