Kandidatët biseduan tema rreth Afganistanit, masat për të luftuar COVID-19, ndryshimet klimatike, transformimin industrial të Gjermanisë, sistemin e taksave dhe çështjet e brendshme, transmeton Kosova Post.
Në Gjermani kandidati i Partive të Unionit Kristian Demokratik (CDU-CSU), Armin Laschet, kandidatja e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock dhe kandidati i Partisë Social Demokratike (SPD), Olaf Scholz, në një debat televiziv diskutuan për çështje të ndrsyhme, duke përfshirë Afganistanin dhe luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kandidati i SPD-së, Olaf Scholz, shihet si kandidati për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.
Sipas sondazhit të kryer nga kompania e kërkimit të opinionit publik Forsa me 2.500 shikues pas diskutimit të panelit të transmetuar në kanalet RTL dhe Ntv, 36 për qind e auditorit e përkrahën Scholz, 30 për qind Baerbock dhe 25 për qind Laschet.
Kandidati më simpatik ishte Scholz me 38 për qind, Baerbock me 37 për qind, ndërsa Laschet mori 22 për qind të votave.
Gjatë diskutimit dy orësh, kandidatët biseduan tema rreth Afganistanit, masat për të luftuar COVID-19, ndryshimet klimatike, transformimin industrial të Gjermanisë, sistemin e taksave dhe çështjet e brendshme.