Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës, njëherësh kandidati për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ejup Maqedonci ka vizituar familjen e dëshmorit Valon Mala, shkruan KosovaPost.
“Ushtria jonë është pasardhëse e UÇK-së, forcimin e saj e kemi amanet dhe amanetet po i dërgojmë në vend. Vetëm me një ushtri të fortë e të pajisur mirë mund ta nderojmë të kaluarën dhe patjetër ta ndërtojmë të ardhmen për të cilën luftuan e sakrifikuan dëshmorët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.
Nderime të përjetshme për dëshmorin, Valon Mala dhe gjithë dëshmorët e kombit
Postimi i plotë:
Familjet e dëshmorëve janë përkujtuesit më të mirë për borxhin që kemi ndaj vendit dhe ndaj qytetarëve tanë.
Nuk ka popull që mund të nënshtrohet e mund të mbahet i okupuar kur në gjirin e vet ka atdhetarë e idealistë siç ishte dëshmori, Valon Mala.
Ushtria jonë është pasardhëse e UÇK-së, forcimin e saj e kemi amanet dhe amanetet po i dërgojmë në vend. Vetëm me një ushtri të fortë e të pajisur mirë mund ta nderojmë të kaluarën dhe patjetër ta ndërtojmë të ardhmen për të cilën luftuan e sakrifikuan dëshmorët tanë.
Nderime të përjetshme për dëshmorin, Valon Mala dhe gjithë dëshmorët e kombit.
Lavdia ju takon përjetë!