Lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe lideri suprem i organizatës kriminale politike dhe militante që e quan veten Kisha Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, pranuan propozimin e Milorad Dodik që Dita e Përkujtimit të viktimat e aksionit ushtarako polic kroat Stuhia festohet në Prijedor më 4 gusht, bëri të reagoj opozitën serbe dhe aktivisten për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, transmeton Kosova Post.
Ngjarja në Prijedor ka një të kaluar shumë të dhimbshme. Mos le të jetë ky përkujtim edhe më e vështirë për familjet e viktimave boshnjake, tha Kandiq.
Natasha Kandiq, një sociologe serbe dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, nuk heq dorë nga synimi i saj për të përdorur apelet e saj për të tentuar të ndryshojë vendimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të RS Milorad Dodik që Dita e Përkujtimit të Viktimave Serbe të stuhisë këtë vit të festohet në Prijedor.
Përkujtimi, siç u njoftua së fundi nga Dodik dhe Vuçiq, duhet të bëhet në fillim të gushtit.
Edhe ky tweet i saj nuk ka kaluar pa fyerje dhe kërcënime të neveritshme dhe të turpshme nga një pjesë e publikut serb. Kujtojmë se shumë këngëtar/e serbe kanë fyer dhe kërcënuar Kandiqin për shkak të postimit të saj të fundit në Twitter lidhur me përkujtimin e Ditës së Përkujtimit në Prijedor.


























