Pak orë para nisjes së ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris, kryeqyteti francez po përballet me një situatë aspak të zakontë dhe kaotike.
BBC raporton se hekurudha e trenave me shpejtësi të lartë është dëmtuar në disa rajone dhe ka shkaktuar bllokim të pasagjerëve në stacionin Gare Montparnasse, në Paris.
Një numër i madh trenash janë anuluar, ndërsa autoritetet hekurudhore kanë paralajmëruar se situata mund të zgjasë edhe gjatë fundjavës derisa të kryhen riparimet, shkruan A2CNN.Kompania hekurudhore franceze SNCF ka bërë të ditur se tre linja janë ndërprerë, ndërsa theksohet se persona të paidentifikuar po përpiqen të paralizojnë rrjetin hekurudhor, duke vendosur zjarre për të dëmtuar rrjetin.