Në një shkollë në komunën e Surçinit në Serbi gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident, pasi një nxënës kishte kërcënuar se do të vriste shokët e klasës dhe mësuesen.
Pas kësaj ngjarje, ai është larguar nga shkolla dhe kanë ndërhyrë policia por edhe ndihma e shpejt të cilët e kanë dërguar 15-vjeçarin në spital.
Pas ekzaminimit, ai është dërguar në policinë e Surçinit, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike për të Mitur, ndaj tij është ngritur akuza e rrezikimit të sigurisë.