Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) njoftoi se atentatori i organizatës terroriste DAESH për Turqinë është kapur me operacionin e kryer në provincën Yalova, transmeton Kosova Post.
“Në Yalova u bë një operacion i rëndësishëm kundër DAESH-it. Është kapur dhe arrestuar atentatori i DAESH-it në Turqi! Operacioni mbaroi. Përgëzojmë njësitë e antiterrorizmit dhe inteligjencës në Policinë tonë, Drejtorinë e Policisë në Yalova dhe Prokurorinë e Yalova-s”,- shkruan ministri Sojllu në postimin që ka bërë në llogarinë e tij në «Twitter».trt