Departamenti i anti drogës se Athinës, ka sekuestruar në lagjen Nea Zmirni të Athinës, sasinë prej 40 kg kanabis sativa (35.5 kanabis i thatë dhe 4.6 në formë çokollate).
Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe tre të arrestuarit e shpërndanin atë në zonën e qendrës së Athinës.
Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimit lidhur me aktivitetin e bandës, do të vazhdohen prej policisë greke.