Karabinierët italianë e kanë përfunduar stërvitjen që e nisën sot (1 shtator) në orët e para të mëngjesit në urën mbi lumin Ibër.
Edhe dje, e shtunë, në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, përveç automjeteve të blinduara të karabinierëve nga njësia italiane e KFOR-it, aty tani të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të kontingjentit çek, të cilët kanë krijuar një kordon në mes të urës.
Një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i tha dje korrespondentes së REL-it se në terren se, “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se ato gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”.
Rritja e pranisë mbi këtë urë vjen pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës, të premten (30 gusht).
Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Ekzekutivi kosovar po ashtu është përballur me kritika kohëve të fundit nga bashkësia ndërkombëtare sepse ka shprehur synimin që ta hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i janë shprehur kundër hapjes së urës tani. KFOR-i dhe BE-ja kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit. /Klankosova.tv