Brenda këtyre 600 pakove, janë vendosur ushqimet esenciale për familje në nevojë.
E për pak minuta, këto pako ishin në duart e atyre familjeve që financiarisht nuk qëndrojnë mirë.
Komuniteti shkali, rom e egjiptian ishin të parët që përfituan nga kjo ndihmë prej Fondacionit “Amaneti”.
“Karvani i Bamirësisë Kuvajtiane” ka filluar në Komunën e Fushë Kosovës për të vazhduar edhe në të tjera pjesë.
Përfaqësuesit e këtij organizimi, treguan se si kjo ndihmë po vjen për herë të parë në Kosovë.
E në anën tjetër, zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës shpresojnë që të ketë edhe në vazhdim ndihma të tilla për familjet në nevojë.
Kjo fushatë është e shtrirë në 23 shtete të botës dhe për herë të parë këtë vit është bërë edhe në Kosovë.
Përveç Fushë Kosovës, përfitues do të jenë edhe disa familje në Komunën e Skenderajt ditëve në vazhdim.


























