Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Novosellë të Kamenicës kanë ndaluar katër të dyshuar shtetas të Serbisë, pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.
Policia ka theksuar se ata janë shoqëruar në stacionin policor.
“Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura. Me vendim të prokurorit, mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.