Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kryeministri Kurti kujton 27-vjetorin e vr@sjes së vëllezërve Bytyqi

    Kryeministri Kurti kujton 27-vjetorin e vr@sjes së vëllezërve Bytyqi

    Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

    Sot dita e 40-të e protestës: “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”

    Rexhaj e konfirmon: Ka pasur takime mes Kurtit e Limajt

    Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime të planifikuara, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Balaj: Opozita po e përbrendëson filozofinë e Serbisë se shqiptarët s’dinë të mbajnë institucione

    Balaj: Opozita po e përbrendëson filozofinë e Serbisë se shqiptarët s’dinë të mbajnë institucione

    Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun

    Nesër në orën 18:00, takimi Kurti-Abdixhiku

    Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

    Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

    Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

    “Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer”- Aktivisti Arben Kola: Dorëheqje dhe shporru

    Pas shumë sfidave dhe proceseve gjyqësore, Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës mposht zyrtarisht Kishën Serbe – nga tani, të gjithë besimtarët ortodoksë kanë adresë te Peshkopi i Kosovës, Nikollë Xhufka

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Serbia, importuesja kryesore e armëve në rajon

13 Mars 2026, 8:49
në Lajme
Serbia, importuesja kryesore e armëve në rajon
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Studimet e Paqes shpenzimet ushtarake në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë rritur. Serbia është importuesja numër 1 e sistemeve kryesore të armëve në rajon

Ndonëse edhe vendet e tjera të rajonit kanë rritur shpenzimet ushtarake, diferenca në volumin e blerjeve mbetet e madhe. Kështu Serbia renditet e 37-ta në botë për importin e sistemeve komplekse të armëve, përpara disa anëtarëve të BE në rajon, si Kroacia dhe Bullgaria. “Rritjen e investimeve në mbrojtje në mënyrën më të dukshme dhe në një kohë më të gjatë e vërejmë në Serbi, ku gjatë dekadës së fundit është krijuar presion për të rinovuar armatimet e trashëguara nga JNA (Ushtria Popullore Jugosllave) dhe lidershipi politik e ka kuptuar vlerën politiko-simbolike. Tensionet me Kosovën ndoshta kanë inkurajuar më tej mendimin, se një arsenal më i fortë është një as i mirë në negociatat me aktorët ndërkombëtarë”, shpjegon për DW Katarina Gjokiç, hulumtuese në SIPRI.

Krahas vëllimit më të madh të importeve të armëve, Serbia ka edhe shpenzimet më të mëdha të mbrojtjes në rajon. Në periudhën 2020-2024 vlera reale e buxhetit ushtarak ishte rreth gjashtë herë më e lartë se ajo e Shqipërisë, që është vendi i dytë për shpenzimet ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi së fundmi se vendi i tij për një vit e gjysmë do të dyfishojë kapacitetin ushtarak.

Për analistin ushtarak Aleksandar Radiç ky nuk është një trend i ri. Ai kujton se intensifikimi i armatimit ka nisur në vitin 2016, kur, siç thotë ai, Vuçiç njohu potencialin politik dhe ekonomik të prokurimit të armëve. “Blerja e armëve shpesh bëhet nga motive politike. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se vetë ushtria befasohet me ato që merr, sepse së pari kihet parasysh nga kush blihet dhe jo çfarë blihet”, thotë Radiç. “Nëse Vuçiç shkon në Pekin, mund të pritet për shembull, që pas kësaj të fillojnë negociatat për prokurimin e pajisjeve ushtarake nga Kina”, shton ai.

Furnizues nga të gjithë anët e botës

Sipas të dhënave të SIPRI-t në pesë vitet e fundit Serbia ka importuar sisteme komplekse armësh nga 13 vende të ndryshme. Furnizuesi më i madh ishte Kina, kryesisht falë blerjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, ndërsa donacionet më të mëdha erdhën nga Rusia dhe Bjellorusia.

Megjithatë kjo strukturë së shpejti mund të ndryshojë, thotë studiuesja e SIPRI, Katarina Gjokić. Nëse zbatohen kontratat tashmë të nënshkruara, Franca dhe Izraeli mund të bëhen furnizuesit kryesorë të Serbisë.

“Për mua kjo shumëllojshmëri furnizuesish flet për dy gjëra: së pari Serbia nuk ka një aleat ushtarak dhe së dyti ka para dhe gatishmëri të mjaftueshme, për të marrë kredi për sistemet më të shtrenjta të armëve, gjë që e bën atë një klient tërheqës për eksportues të ndryshëm”, thotë Gjokiç për DW.

Turqia dhe SHBA janë partnerë kryesorë të vendeve të tjera në rajon

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shënojnë një vëllim dukshëm më të ulët të importeve të armëve. Shqipëria është e dyta në rajon, por është në vendin e 103-të në botë, me importe që sipas SIPRI-t janë rreth gjashtë herë më të ulëta se ato të Serbisë. Kosova renditet e 118-ta, Maqedonia e Veriut e 138-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 144-ta dhe Mali i Zi i 152-ti në mesin e gjithsej 166 destinacioneve të armëve komplekse në botë.

“Vendet e NATO-s në rajon reaguan kryesisht ndaj presionit nga mandati i parë i Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe investimeve në pajisje ushtarake. Pas invazionit të plotë të Ukrainës nga Rusia mund të vërehet një rritje shtesë e porosive për armë”, shpjegon Gjokiç.

Në Bosnje dhe Hercegovinë shihet megjithatë një tendencë tjetër. “Nuk vërejmë rritje të ndjeshme të investimeve në ushtri, por më shumë investohet në pajisjet e policisë, gjë që mund të ndikojë në perceptimin e kërcënimit mes dy subjekteve, duke pasur parasysh mënyrën se si është organizuar policia”, shton ajo.

Shumica e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor tradicionalisht mbështeten tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia si furnizuesit dhe donatorët kryesorë të pajisjeve ushtarake. Blerje të tilla shpesh shërbejnë edhe për të forcuar marrëdhëniet politike me aleatët e NATO-s.

“Me rritjen e shpenzimeve të planifikuara ushtarake, rajoni bëhet një treg interesant për eksportuesit e tjerë të armëve, në radhë të parë për Francën, nga e cila disa vende presin dërgesa të sistemeve të ndryshme”, thotë Gjokiç. “Dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë janë gjithashtu interesante – Italia i ka dhuruar tashmë Shqipërisë një varkë patrullimi, dhe në përiudhën e ardhshme do të jetë përgjegjëse edhe për dërgimin e automjeteve të lehta të blinduara, që financohen nga Bashkimi Evropian.

Rrahja e gjoksit

Nga ana tjetër, Katarina Gjokiç thekson se vëllimi i përgjithshëm i armëve të blera në rajon mbetet ende relativisht modest krahasuar me botën. “Kur nga zero blerje merr disa sisteme të reja, kjo mund të duket dramatike. E kombinuar me retorikën luftarake të elitave politike dhe raportimet sensacionale krijon një ndjenjë pasigurie te fqinjët dhe shpesh shërben si justifikim për investime të reja në armatime”, thotë Gjokiç për DW.

Një retorikë e tillë ushqehet më tej nga marrëveshjet e nënshkruara së fundmi për bashkëpunimin ushtarak – midis Serbisë dhe Hungarisë, si dhe ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës – të cilat liderët politikë shpesh i paraqesin si aleanca të reja ushtarake.

“Në Shqipëri ekzagjerohet rreziku serb, ashtu si në Serbi politika ekzagjeron rrezikun nga të gjithë rreth nesh. Është një kombinim i politikës dhe i propagandës, që justifikon marrëveshjet e armëve. Kroacia dëshiron një rol të veçantë në rajon, veçanërisht në raport me Serbinë, ndërsa vendet e tjera ndjekin kryesisht trendin më të gjerë rajonal”, vlerëson Radiç.

Radiç dhe Gjokiç janë të një mendimi se marrëveshjet e lartpërmendura nuk mund të konsiderohen si aleanca të vërteta ushtarake. “Këto marrëveshje kryesisht kanë të bëjnë me stërvitjet, stërvitjet të përbashkëta ushtarake dhe koordinimin e aktiviteteve, që në masë të madhe do të zhvilloheshin gjithsesi brenda strukturave të NATO-s”, shpjegon Gjokiç. Në rrethana të tilla, shton Gjokiç, NATO mbetet faktori kryesor parandalues në rajon, megjithëse roli i saj i ardhshëm do të ndikohet nga dinamika më e gjerë brenda vetë aleancës.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti kujton 27-vjetorin e vr@sjes së vëllezërve Bytyqi

Kryeministri Kurti kujton 27-vjetorin e vr@sjes së vëllezërve Bytyqi

3 orë më parë
Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Sot dita e 40-të e protestës: “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”

3 orë më parë
Rexhaj e konfirmon: Ka pasur takime mes Kurtit e Limajt

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

3 orë më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime të planifikuara, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH