KEDS ka bërë vendosjen e 17 trafove të reja në Ponoshec të komunës së Gjakovës. Ato shtrihen përgjatë daljes të re të ndërtuar nga KEDS-i, ku janë vendosur edhe 580 shtylla të reja betoni të tensionit të mesëm.
“Kjo linjë e gjatë rreth 30 km, distribuon energjinë elektrike për më shumë se dhjetë fshatra të komunës së Gjakovës, nga Meja deri në Morinë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Ky vendim ka ardhur me qëllim të ofrimit të një furnizimi të qëndrueshëm dhe siguri në rrjet për konsumatorët.
“Dalja e Ponoshecit kap një shumë të përgjithshme investimi prej afër 630,000 euro dhe prej saj tashmë po përfitojnë më shumë se dy mijë banorë të asaj ane”, njofton KEDS-i.


























