Në një seri të re me katër pjesë për Vogue US, Kendall Jenner iu hap publikut për problemet e saj të shëndetit mendor, duke folur për vuajtjen nga ankthi.
Gjatë diskutimit me Dr. Ramani Durvasula në episodin e parë të serisë, me titull “Open Minded: Understanding Anxiety”, supermodelja foli për luftën e saj kundër ankthit dhe panikut.
25-vjeçarja Kendall, ka qenë në qendër të vëmendjes që në moshë shumë të re. Edhe pse është një nga modelet më të famshme në botë dhe sepse ka qenë gjithmonë protagoniste e shfaqjeve reality me familjen e saj, asgjë nga këto duket se nuk e ka mbrojtur shëndetin e saj mendor.
“Më kujtohet kur isha shumë e ri, do të thosha rreth 8, 9, 10 vjeç. Më merrej fryma dhe i drejtohesha nënës për ndihmë. Më pas kuptova që ishin sulme ankthi”, rrëfeu modelja.
Kendall vuri në dukje se ndërsa rritej dhe bëhej më e famshme, shëndeti i saj u përkeqësua:
“Unë mendoj se të qenit i mbingarkuar me punë dhe gjendja në këtë situatë që jam tani është pjesë e asaj që e ka bërë ankthin tim shumë shpesh një problem jashtë kontrollit.”
Ndërsa bisedonte me Dr. Durvasula, Kendall Jenner shpjegoi se si ankthi i saj ndonjëherë merr simptoma fizike gjithashtu:
“Ka raste kur ndihem sikur kam nevojë të shtrohem në spital, sepse mendoj se zemra ime po pushon dhe nuk mund të marr frymë dhe kam nevojë për dikë që të më ndihmojë. Ndonjëherë mendoj se do të vdes “.
Modelja vazhdoi duke thënë se pavarësisht privilegjit të madh me të cilin u rrit, ajo nuk ndihet gjithmonë e lumtur:
“Unë kurrë nuk do të ulem këtu dhe të them se nuk jam me fat. E di që kam një mënyrë jetese të jashtëzakonshme dhe shumë të privilegjuar. Por ndonjëherë ndjehem vërtet e trishtuar ”.
Dhe duke parashikuar kritikat e atyre që komentojnë duke pyetur se për çfarë mund të shqetësohet Kendall Jenner, ajo përgjigjet:
“Në fund të ditës, unë jam gjithashtu një qenie njerëzore si të gjithë të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë ka ose nuk ka. Nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat dhe emocionet e jetës reale”.