Ndjenja e të ftohtit nuk është aspak e këndshme. Megjithatë, kjo mund të jetë simptomë e disa problemeve më serioze shëndetësore. Sigurisht, kjo nuk vlen për të ftohtin që ndjeni kur dilni jashtë. Ka disa arsye që ndikojnë nëse ndjeni vazhdimisht të ftohtë.
Ju keni një peshë të ulët trupore
Nëse jeni shumë i dobët, kjo mund të jetë një nga arsyet pse keni gjithmonë të ftohtë. Një indeks i ulët i masës trupore (BMI) do të thotë se nuk keni yndyrë të mjaftueshme trupore për t’ju mbrojtur nga moti i ftohtë.
Hipotiroidizmi
Një nga shenjat e hipotiroidizmit është ndjenja e vazhdueshme e të ftohtit, që do të thotë se gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Metabolizmi ngadalësohet dhe parandalon prodhimin e një sasie adekuate të nxehtësisë. Kjo gjendje është më e zakonshme te gratë shtatzënë ose ata që janë mbi 60 vjeç.
Anemia
Mungesa e hekurit në organizëm është një nga arsyet e ndjenjës kronike të të ftohtit. Hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin përmes qarkullimit të gjakut në mënyrë që të prodhojë nxehtësi. Hekuri është i rëndësishëm sepse mund të ngadalësojë punën e gjëndrës tiroide, gjë që mund të çojë në hipotiroidizëm.
Problemi i qarkullimit
Nëse duart dhe këmbët janë vazhdimisht të ftohta por jo pjesa tjetër e trupit, atëherë ndoshta është çështje qarkullimi që pengon gjakun të arrijë në ekstremitete. Një nga shkaqet e zakonshme të problemeve të qarkullimit të gjakut është sindroma Raynaud, e cila shkakton çrregullime të qarkullimit të përsëritura, zakonisht në gishta, për shkak të ngushtimit aktual të enëve të gjakut