Një qytetar serb, ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përmes rrjetit social në Instagram.
Burime të Tëvë1 kanë bërë të ditur se qytetari serb është nga Komuna e Zveçanit dhe i njëjti është arrestuar sot pasdite nga Krimet e Renda të Policisë së Kosovës.
Redaksia ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, për të kuptuar më shumë rreth rastit.