Irani ngriti në fluturim për herë të parë, dronin e tij më të madh, të quajtur Gaza, në nder të enklavës palestineze, që është shkatërruar nga lufta dhe bombat e Izraelit gjatë 15 muajve të fundit.
Më herët, dronët mbanin emrin Shahed 149, por tani do të njihen, edhe në versionin e ri, si dronët Gaza. Një dron i tillë, mban 12 bomba dhe sipas Gardës Revolucionare, do të përdoret për operacionet në kufi.
Droni luftarak i pagëzuar “Gaza” u publikua më 21 maja të vitit 2021 nga Garda Revolucionare e Iranit. Mjeti fluturues pa pilot mund të udhëtojë në autonomi të plotë për 35 orë.
Komandanti i Gardës, Gjeneral Major Hossein Salami, tha në një deklaratë në atë kohë se droni ishte emëruar “Gaza” për nder të personave “që jetojnë në atë tokë dhe i bëjnë ballë sulmit dhe agresionit të Sionistëve”, shkruan A2CNN.I bllokuar nga shumë furnizues ndërkombëtarë, Irani është shndërruar në një prodhues të madh dronësh, duke përdorur shpesh teknologji të marrë nga dronët amerikanë që ka arritur të kapë.