Është arrestuar njëri nga të dyshuarit që sot në shatin Lubiçevë të Prizrenit kërcënoi KFOR-in me vrasje.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se një tjetër është në kërkim.
Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”. E më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit.”, ka thënë ai.
“Nga policia I njëri nga të dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa i me vone edhe i dyshuari i dyte eshte arrestuar. Jane bastisur shtepit e dy të dyshuarve, në shtëpin e njërit nga të dyshuarit është gjet nje pushkë dhe municion. Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.”, ka shtuar Bytyqi.