Jemi në stinën e dimrit, ndaj ftohja dhe gripi bëhen shumë më të shpeshta.
Ekspertët shëndetësorë kanë ndarë disa mënyra se si mund ta kaloni ftohjen dhe gripin në kushte shtëpie, transmeton Klankosova.tv.
Siç thonë ata, uji i kripur ndihmon në pastrimin nga çdo virus ose bakterie që mund të ketë goditur fytin tuja.
Poashtu, mënyra më e mirë për të lehtësuar ftohjen është të pushoni dhe të shëroheni, gjë që nënkupton qëndrimin brenda ose thjeshtë fjetjen e mjaftueshme.