Këshilli i Etikës në UP për rastin e profesorit: Refuzojmë presionin

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nëpërmjet një komunikate për shkrim kanë deklaruar se Këshilli i Etikës po has në presion për trajtimin e rastit të profesorit të Fakultetit të Edukimit Xhavit Krasniqi, i cili sipas denoncimit të dhjetëra studentëve po akuzohet për sjellje jo profesionale.

“Këshilli i Etikës, sikurse vetë Universiteti i Prishtinës, e kupton dhe pranon të drejtën e protestës, por u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira, si dhe palëve të treta, që protestat të zhvillohen në mënyrë demokratike, në një mënyrë që nuk ushtron presion dhe nuk pengon kryerjen e detyrave të Këshillit të Etikës”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se “Këshilli vlerëson që nuk ka as vend dhe as arsye për dramatizim të situatës”.

“Në kuadër të trajtimit të paanshëm dhe objektiv, është e domosdoshme që të gjitha palët të përmbahen nga çfarëdo mjeti e forme presioni. Këshilli i Etikës ka refuzuar dhe do ta refuzojë presionin si modalitet të funksionimit të tij, sepse një gjë e tillë është në interesin më të mirë të funksionimit institucional dhe të rendit juridik, në përputhje me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare”, njofton UP.

Bëhet e ditur që Këshilli deri më tani ka mbajtur tri seanca, të cilat janë zhvilluar me qëllim dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga vetë pala denoncuese. Ndërkaq ata kërkojnë hapësirën e tyre kohore për trajtim me arsyetimin se “është dashur kaq kohë e gjatë për ta paraqitur” rastin. Sipas denoncuesve, rasti ka ndodhur para një viti e gjysmë (tetor/nëntor 2022, dhe janar/shkurt 2023).

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika