Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka konsoliduar kryesinë e re, përcjell KosovaPost.
Pas zgjedhjes së Hysni Gucatit, në postin e të parit të OVL UÇK-së tashmë janë zgjedhur edhe nënkryetarët sekretari i kësaj organizate.
Lajmi u bë i ditur nga vet Gucati, përmes një njoftimi.
Ai njoftoi se në pozitën e nënkryetarit janë caktuar: Fatmir Sopi dhe Gazmend Syla, ndërkaq sekretar Ramadan Gashi.