Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ngritje të turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit.
“Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit”,
“Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije”.
Ata po ashtu kanë njoftuar se çrregullime me furnizim me ujë do të ketë edhe në Fushë Kosovë, Dreans, Zonë Industrale, si dhe në disa komuna të Prishtinës.
“Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveç Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe : lagjja “ Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirditës si : lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit”.
“Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal. Mbeteni të njoftuar , deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me vërshime dhe reshje atmosferike!”