KFOR-i mban takim me ambasadorët e shefat e misioneve të 28 vendeve aleate

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR priti ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR, për të ndarë pikëpamjet mbi përpjekjet e vazhdueshme drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë, transmeton KosovaPost.

Sipas një komunikate për media nga KFOR-i, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë, ndër të tjera, aktivitetet aktuale të KFOR-it, bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar dhe perspektivat dhe sfidat për stabilitetin rajonal.

“Kishim një mbledhje shumë produktive, e cili rikonfirmoi përkushtimin tonë të gjatë dhe përbashkët për sigurinë në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, citohet gjenerali Özkan Ulutas, komandant i KFOR-it.

Tutje në deklaratë thuhet se KFOR-i qëndron plotësisht i përkushtuar për të zbatuar mandatin e tij, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika