KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka shtuar patrullimin e tij në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, pas sulmit që ndodhi të premten e javës së kaluar, më 29 nëntor.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se menjëherë pas sulmit janë rritur masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon.
“Komanda Rajonale Lindje (RC-E) mbetet e përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë dhe logjistikës për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR e ka dënuar ashpër sulmin në tubacionin e ujit në Zubin Potok, duke thënë sulm pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës.
“Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e KFOR-it të datës 30 nëntor.