KFOR-i në Zveçan ka nisur t’i heq telat me gjemba që i ka vendosur para ca ditësh tek kordoni i hekurt afër komunës.
Kjo është parë në pamjet që mediat lokale kanë transmetuar nga atje.
Ende nuk dihen arsyet e një veprimi të tillë.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme një numër i ushtarëve të KFOR-it turk kanë arritur në Kosovë.
Ata pritet të vendosen së shpejti në veri.
























