Ushtria kineze do të zhvillojë një stërvitje gjashtëditore në Detin e Kinës Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stërvitjet ushtarake do të zhvillohen në ujërat e përcaktuara në perëndim të gadishullit Leizhou në Detin e Kinës Jugore për gjashtë ditë, duke filluar nga nesër, njoftoi media kineze “People’s Daily”.
Sipas Administratës së Sigurisë Detare në Guangdong, hyrja në zonë është e ndaluar.
Ndërkohë, pritet që stacioni hapësinor i Kinës i formës “T” të hyjë në modalitetin normal të funksionimit këtë vit. Kina gjithashtu bëri të ditur se do të nisë rreth 50 misione këtë vit.
Pekini po punon gjithashtu për të përfunduar fluturimin e parë të raketës transportuese “Long March-6C” të prodhimit vendas.