Ushtria e Kinës ka realizuar një stërvitje me zjarr të vërtetë në ngushticën e Tajvanit, duke simuluar sulme në portet kryesore dhe objektet energjetike, njoftoi ajo të mërkurën.
Stërvitja e koduar “Strait Thunder” është një përshkallëzim i stërvitjeve të mëparshme të zhvilluara nga Kina rreth Tajvanit, i cili konsiderohet si territor i Kinës.
Zyra presidenciale e Tajvanit reagoi duke “denuar fuqishëm” provokimet ushtarake, të cilat janë bërë më të shpeshta mes tensioneve në ngushticë. Kina ka intensifikuar retorikën e saj kundër presidentit të Tajvanit, Lai Ching-te, duke e etiketuar atë si një “parazit” dhe “separatist”, ndërsa ai i referohej Pekinit si një “forcë të huaj armiqësore”., shkruan euronews.al.Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) tha se stërvitjet kishin për qëllim të ishin një “paralajmërim serioz” ndaj forcave që mbështesin “pavarësinë e Tajvanit”.