Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Hoti: Databaza e víktimave të lúftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

    KASTRATI sjell sot në Prishtinë lojën shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€”

    Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

    BE qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

    “Tërheqjet e njohjeve” të Kosovës, Bërnabiq i konsideron si suksesin më të madh të qeverisë në Serbi

    Deputeti serb i referohet Kosovës në Kuvend si “fqinjët tanë”, reagon Brnabiq: Kosova është pjesë e Serbisë

    Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

    “Rruga nuk fal”, 58 persona húmbën jetën në aksídente për shtatë muaj

    Kryeprokurori Gashi takon ambasadorin gjerman: Front i përbashkët kundër korrupsionit

    Kurti pret delegacionin e AFA-së, diskutime për NATO dhe energjinë

    Haxhiu:Varri masiv në Kalludër,hap drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve

    Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Trump dhe sfidat tregtare, DW: Çfarë mund të mësojë BE-ja nga marrëveshja mes Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA?

23 Maj 2025, 8:14
në Botë
Trump dhe sfidat tregtare, DW: Çfarë mund të mësojë BE-ja nga marrëveshja mes Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA?
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Për të shmangur futjen e tarifave prej 20 për qind mbi eksportet transatlantike, Bashkimi Evropianka vendosur të “intensifikojë” negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Komisioneri i BE-së, Maros Shefçoviç, bëri të ditur të enjten e kaluar në margjinat e një takimi të ministrave të Tregtisë së BE-së në Bruksel se “së shpejti” do të takohet me homologun i tij amerikan, Howard Latnick.

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje deri në fillim të korrikut, tarifat prej 20 për qind – të cilat presidenti i SHBA-së Donald Trump i pezulloi përkohësisht për 90 ditë – do të hyjnë në fuqi.

Me sa duket, edhe BE-ja do të hakmerret me kundërmasa ndaj importeve nga SHBA-ja.

Uashingtoni dhe Pekiniulën përkohësisht tarifat e njëri-tjetrit nga mesi i majit – SHBA-të uli tarifat për importet kineze nga 145 në 30 për qind, ndërsa Kina uli tarifat e saj ndëshkuese nga 125 në 10 për qind.

Këto masa hynë në fuqi më 14 maj 2025 dhe janë të vlefshme për 90 ditë. Gjatë kësaj periudhe palët do të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje afatgjatë.

Disa ditë më parë, Trump njoftoi draftin e parë të një marrëveshjeje tregtare me Britaninë e Madhe.

Marrëveshja parashikon një ulje të tarifave për eksportet britanike të makinave në SHBA dhe akses më të lehtë për eksportuesit amerikanë – përfshirë fermerët dhe prodhuesit e etanolit – në tregun britanik.

Edhe pse Trump vazhdon të mbajë një qëndrim të ngurtë ndaj Brukselit dhe kohët e fundit deklaroi se “Evropa është më e keqe se Kina në shumë aspekte”, Andrew Cunningham, kryeekonomist për Evropën në qendrën kërkimore Capital Economics, beson se presionet ekonomike do ta pengojnë atë të reagojë tepër në një konflikt me BE-në.

“Këto dy marrëveshje të reja i inkurajojnë negociatorët evropianë që t’i përmbahen strategjisë ekzistuese: shmangia e përshkallëzimit, kërcënimi me kundërmasa dhe gatishmëria për t’u angazhuar në dialog”, tha Kenningham për DW.

Megjithatë, Capital Economics paralajmëroi së fundmi se një marrëveshje BE-SHBA do të ishte e vështirë të arrihej, duke përmendur suficitin e madh tregtar të Evropës dhe sfidën e arritjes së konsensusit midis të 27 anëtarëve të BE-së.

BE-ja ka kërcënuar tashmë me kundërtarifa për mallrat amerikane me vlerë 95 miliardë euro (rreth 107 miliardë dollarë) në përgjigje të tarifave të Trump mbi aluminin, çelikun dhe makinat evropiane.

Por i shtyu masat për të vazhduar negociatat. Brukseli po shqyrton gjithashtu kufizimet mbi eksportet e çelikut dhe kimikateve në SHBA.

Kërkesa të paqarta të SHBA-së

Claudia Schmucker nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP) beson se marrëveshjet me Kinën dhe Britaninë e Madhe nuk do ta ndryshojnë rrënjësisht situatën: “Trump ende pret që BE t’i ofrojë diçka që ai e konsideron mjaftueshëm të vlefshme”, tha Schmucker për DW.

BE-ja deri më tani ka ofruar rritjen e importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, teknologjisë së përparuar të inteligjencës artificiale (IA) dhe sojës, së bashku me një propozim për të eliminuar reciprokisht tarifat për mallrat industriale.

Megjithatë, Brukseli refuzon të bëjë lëshime për çështje të tjera të diskutueshme, të tilla si taksat mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe standardet rregullatore që Trump i sheh si të padrejta.

Vitin e kaluar, SHBA-ja pati një deficit tregtar me BE-në në vlerë prej 235.6 miliardë dollarësh (210 miliardë euro), që është një rritje prej gati 13 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2023 tregojnë se BE-ja arriti njsë suficit tregtar prej 157 miliardë eurosh në tregtinë me SHBA-në.

Pak shpresë për një marrëveshje të shpejtë

Ministri suedez i Tregtisë, Benjamin Dousa, tha se nuk beson në një marrëveshje të afërt me SHBA-në.

Nëse Trump e mban tarifën bazë prej 10 për qind që vendosi së fundmi për importet nga Britania, BE-ja mund të hakmerret me kundërmasa, paralajmëroi ai.

Miguel Otero, një ekspert i ekonomisë politike ndërkombëtare në Institutin Mbretëror Elcano të Spanjës, vlerëson se SHBA-ja mund të humbasë shumë për shkak të hapave të gabuar të Trumpit: “BE-ja ka një deficit në shërbime, veçanërisht në financa, teknologji digjitale dhe platforma argëtimi.

SHBA-ja nuk mund të përballojë humbjen e tregut evropian. Nëse BE-ja vepron si një e tërë, ajo ka një ndikim të barabartë me Kinën.”

Pavarësisht suficitit të mallrave të Bashkimit Evropian, tregu evropian përbën 25 për qind të të gjitha eksporteve të shërbimeve të SHBA-së vitin e kaluar, me një vlerë prej 275 miliardë dollarësh. Duke përfshirë Zvicrën dhe Britaninë, kjo përqindje rritet në 42 për qind.

Komisioni Evropian po përgatitet të nisë procedurat para Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave “reciproke” të Trump mbi makinat dhe pjesët e këmbimit.

Afati i fundit për marrëveshjen skadon më 8 korrik – atëherë përfundon pushimi 90-ditor në zbatimin e tarifave të shpallura.

Capital Economics parashikon që Trump do ta zgjasë pauzën, por se ai mund t’i çojë negociatat në prag të kolapsit në mënyrë që të vazhdojë presionin mbi partnerët negociues.

Capital Economics paralajmëroi për një “pikë të nxehtë” të re në muajt në vijim. Kjo mund të shkaktojë tronditje të papritura në tregjet financiare.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katerina Reiche, kohët e fundit ka qenë më optimiste dhe ka theksuar rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara si partner tregtar për Bashkimin Evropian.

“Një zgjidhje është e nevojshme, sepse në rast përshkallëzimi nuk ka fitues”, tha ajo./DW

Etiketat: BEKinashba
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

1 vit më parë
Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

Brukseli prezanton planin prej 150 miliardë eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH