Gastriti mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, por kryesisht, ndodh për shkak të dietës së pashëndetshme dhe mënyrës së jetesës.
Djegja e stomakut, diarreja dhe gastriti janë problemet më të zakonshme të stomakut në gjithë botën. Një nga mjekimet natyrale për këtë sëmundje është mentja.
Mentja është një bimë me benefite të mëdha dhe është shumë e lehtë për t’u rritur.
Për t’i përfituar “të mirat” që kjo bimë mund t’ju ofrojë, përgatiteni recetën e mëposhtme.
Receta
-3-4 gjethe të mentes
-Një gotë me ujë mineral
Përgatitja dhe përdorimi:
Zieni ujin në një tenxhere dhe më pas shtoni gjethet e mentes. Pastaj vini kapakun e tenxheres dhe lëreni të rrijë ashtu për 10 minuta. Hiqni me anë të një kulluese, të gjitha gjethet e mentes.
Pini 2 gota nga kjo përzierje për të luftuar dhimbjen e stomakut dhe probleme të tjera të tretjes.
Ky çaj bimor gjithashtu largon stresin falë vetive sedative. Është kompletësisht natyrale dhe nuk e vendos në rrezik shëndetin tuaj.