Këto ditë në Prizren po mbahet edicioni i 22-të i festivalit të filmit, DokuFest.
Sido që të jetë, festivali tradicional i cili i sjell freski dhe promovim çdo vit qytetit të Prizrenit dhe Kosovës në veçanti, ka mirëpritur edhe sivjet një numër të madh vizitorët dhe artistë nga industria e filmit.

Tematika e sivjetmë e këtij festivali është quajtur “I AM AI AM I” – frymëzuar nga marrëdhënia mes njeriut dhe inteligjencës artificiale.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë plot 100 mijë euro në mbështetje të festivalit prizrenas, në kuadër të përkrahjes buxhetore vjetore për organizimet e tilla.

Në dokumentin publik të MKRS-së me titull “Përfituesit e thirrjes për projekt-propozimet Kulturore 2023 për Art dhe Trashëgimi Kulturore”, më 30 qershor, janë publikuar listat me OJQ-të përkatëse që kanë fituar mbështetje financiare nga shteti.


























