Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas sulmit me gurë të një autobusi me udhëtarë nga Kosova afër Beogradit.
Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me pengesa dhe rreziqe, thuhet në këtë reagim, ndërkaq kritikojnë institucionet për veprime simbolike.
Po ashtu, KMDLNj ka përmendur edhe linçimin publik ndaj ushtarit të FSK-së, i cili të premten ka plagosur dy të rinj serbë.
Ky këshill ka kërkuar që të pritet përfundimi i hetimeve dhe të mos zbatohen standarde të dyfishta për trajtimin e këtij rasti.