Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Klos Vokshi është skitari i radhës që ka plotësuar kriteret për përfaqësim në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.
Në një postim në Facebook, KOK bën të ditur se skitari me garën e sotme në Bansko të Bullgarisë çoi në pesë numrin e garave ndërkombëtare, disiplina e sllallomit.
KOK shton se Vokshi i mori më pak se 120 pikë të FIS-it, aq sa është e nevojshme për të përmbushur kriteret për LOD 2026.
“Gara se cilët do të jenë dy skitarët tanë, në të dyja konkurrencat, që do të përfaqësojnë Kosovën në Milano Cortina 2026 vazhdon deri në janar 2026”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.


























