Komandant i KFOR-it i drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 aleate dhe vendet partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR.
Në takimin i cili u mbajt në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë.
Gjithashtu, KFOR-i njoftoj se në takim u fol për aktivitetet aktuale dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar.
“Kam vënë theks të madh tek uniteti i përpjekjes dhe uniteti i qëllimit, që së bashku të mundemi kontribuojnë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për sigurinë rajonale”, citohet të ketë thënë komandati i KFOR-it.
KFOR-i thekson se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./rtk